Chivu me vendim drastik pas humbjes ndaj Juventusit, do lërë titullarin në stol

Chivu me vendim drastik pas humbjes ndaj Juventusit, do lërë titullarin në stol

15 Shtator 2025 16:53 Telesport Humbja në minutat e fundit e Interit në derbin ndaj Juventusit 4-3, ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë zikaltërit dhe sidomos te trajneri Cristian Chivu. “Calciomercato.com” raporton se Chivu po mendon të lërë në stol për ndeshjen e radhës portierin Yan Sommer dhe të vendosë titullar Josep Martinez. Inter luan në mesjavë ndaj Ajax-it në Champions League dhe titullar në portë pritet të jetë Martinez. 27-vjeçari u transferua në vitin 2024 nga Geona tek Inter për 15 milionë euro bashkë me bonuset, por ka luajtur vetëm 10 ndeshje me zikaltrit. Megjithatë, situata mund të ndryshojë tani, duke parë formën e dobët të Sommer në ndeshjet e fundit. Zvicerani ishte një nga më të dobëtit në fushë në...