U dhunuan dhe u grabitën/ Të moshuarit rrëfejnë tmerrin: Na goditën, njëri kishte edhe pistoletë

U dhunuan dhe u grabitën/ Të moshuarit rrëfejnë tmerrin: Na goditën, njëri kishte edhe pistoletë

Spiro dhe Dhespo Kalovioti dy të moshuar 78 dhe 79 vjeç , nga fshati “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit kanë rënë pre e një grabitje të dhunshme gjatë natës. Çifti i moshuarve jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari është edhe kryeplak i fshatit. Si i tillë ai menaxhonte tokat e bashkëfshatarëve, duke i dhënë ato me qira. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e grabitjet, pasi hajdutët ishin në dijeni se çifti i të moshuarve kishte në banesë para të cilat do t’ua shpërndanin pronarëve të tokave. “Gati 11 e gjysmë ora, nuk u kuptuan fare kur erdhën si u futën te porta. Njëri, i pari i gjatë, ndërsa tjetrin e mbanin nga mbrapa edhe u fut ai. Burri i tha, ç’kërkon, – çohu të...