Rama denoncon rast tjetër të abuzimit në drejtësi: Gjyqtari Boshku urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë, një shkelës i ligjit

Rama denoncon rast tjetër të abuzimit në drejtësi: Gjyqtari Boshku urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë, një shkelës i ligjit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj një vendimi të marrë nga gjyqtari Boshku, i cili, sipas tij, ka rikthyer në detyrë një ish-drejtor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) të shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit. Në një postim të gjatë në Facebook, Rama shpreh pakënaqësinë ndaj disa vendimeve gjyqësore që, sipas tij, nuk respektojnë interesin publik dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve te “Drejtësia e Re”. Reagimi i Ramës: Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre. Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur...