Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘33 apartamente dhe 20 prona sekuestruara’, Xhaferri: Edvin Diella mbron kartelet e drogës, gati të linçojë prokurorët
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për sulmet e bëra nga kryeministri Rama ndaj gjyqtarëve. Xhaferri shkruan se Rama do të nisë të sulmojë dhe prokurorët apo gjyqtarët që marrin vendime për sekuestrimin e pronave të trafikantëve. Më tej, deputeti i PD u ndal dhe te sekuestrimi i pasurive i bërë sot nga Prokuroria e Durrësit, ku tha se nuk do të jetë çudi që Rama të sulmojë prokurorin që kërkoi sekuestrimin. “Edvin Diella, gardiani i gjyqtares me tre mbiemra do nisë të sulmojë edhe Prokurorë e Gjyqtarë që marrin vendime për të sekuestruar pronat e trafikantëve të drogës! Prokuroria e Durrësit sot sekuestroi 33 apartamente dhe 20 prona të tjera të një trafikanti droge...