Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshkun, në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut të AMP-së Vlorë. Por ndryshe nga herët e tjera, Rama ka publikuar edhe foton e gjyqtarit Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës. Ish-drejtuesi i AMP Vlorë ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit. Rikthimin e tij në detyrë dhe dhënien e pagave të prapambetura me vendim gjykate, Kryeministri Edi Rama e konsideron një rast të rëndë. Ai thotë se vendimet e gjyqtarit Boshku do t’i përcillen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, përmes Ministrisë së Drejtësisë. Kryeministri ka dhënë edhe një mesazh të...