“Ndryshimin e numrit të komisioneve e kam kërkuar para 4 vitesh”, Balla: Integrimin duhet ta drejtojë maxhoranca

“Ndryshimin e numrit të komisioneve e kam kërkuar para 4 vitesh”, Balla: Integrimin duhet ta drejtojë maxhoranca

Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit. Sa i përket kërkesës së PS për zgjerimin e Komisioneve Parlamentare në 11 nga 8 aktualisht, dhe kalimin e tyre nesër për shqyrtim në seancën e Parlamentit, Balla tha se në këtë rast nuk ka nevojë që të njoftohet para Kuvendi, pasi është një çështje me rëndësi ajo e riorganizimit. Balla tha se ndryshimin e numrit të komisioneve e ka kërkuar para katër viteve, ndërsa shtoi se Komisionin e Integrimit duhet ta drejtojë PS, dhe jo opozita. “Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja. Brenda...