Sot nisi gjyqi i Berishës, ish-kryeministri mungoi në sallë, por u paraqit përpara prokurorëve të SPAK

Sot nisi gjyqi i Berishës, ish-kryeministri mungoi në sallë, por u paraqit përpara prokurorëve të SPAK

Pas këtyre duartrokitjeve dhe komplimenteve të mbështetësve, Sali Berishën e prisnin në godinën e qelqtë mbyllja e detyrës që i ka lënë gjykata për tu paraqitur. Në seancën e parë gjyqësore në dosjen “Partizani”, tek e cila SPAK i ngarkon akuzën e korrupsionit, Sali Berisha hyri vetëm në dyert e SPAK dhe nuk doli para gjykatës, pasi siç duket mbrojtja vlerëson se ende nuk ka ardhur koha që ish-kryeministri të përballet me gjykatën. Si një i akuzuar në dosjen “Partizani”, Sali Berisha përveçse kritikoi SPAK-un, paralajmëroi kryeprokurorin e strukturës së posaçme të cilin e etiketoi si puçist. Të dy avokatët e tij kërkuan në seancën e parë që gjykata të shpallë të pavlefshme çdo akt hetimor, mbi akuzën dhe marrjen të pandehur të ish-kryeministrit. Një...