StudimI: Dieta mesdhetare përmirëson shëndetin e mishrave të dhëmbëve

StudimI: Dieta mesdhetare përmirëson shëndetin e mishrave të dhëmbëve

Dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Një studim i ri i publikuar në Journal of Periodontology ka zbuluar se ndjekja e dietës mesdhetare lidhet me një shëndet më të mirë të mishrave të dhëmbëve dhe me nivele më të ulëta inflamacioni. Sëmundja periodontale është lidhur prej kohësh me probleme serioze shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, kancerin dhe komplikacione gjatë shtatzënisë. Studiuesit nga King’s College London vunë re se pjesëmarrësit që konsumonin më shumë mish të kuq kishin sëmundje më të rënda të mishrave të dhëmbëve dhe nivele të larta të proteinave inflamatore si Interleukina-6 (IL-6) dhe CRP. Ndërkohë, ata që ndiqnin një dietë të pasur me fruta, perime, bishtajore dhe vaj ulliri, kishin shënues...