Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PE diskuton përgatitjen e “11 majit”, PS dhe PD me qëndrime të ndryshme për situatën para zgjedhjeve
Komiteti i jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar përreth 1 orë për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm dhe mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj për të përmbyllur negociatat për anëtarësim në vitin 2027. Por ka ende punë përpara, sidomos përsa i përket zbatimit të reformave që lidhen me kapitullin e themeloreve dhe shtetin ligjor. Ne gjithashtu vazhdojmë të shohim një polarizim të fortë në Shqipëri që qartësisht nuk ndihmon vendin”, tha Alberico Gambino, zv/kryetar i Komitetit të Jashtëm. Sipas kërkesës së europarlamentarëve, partitë politike dërguan në Bruksel dy përfaqësues nga shoqëritë civile dhe bota akademike, Partia Socialiste Gledis Gjipalin dhe Partia Demokratike Artan Hoxhën. “Situata në...