Ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar

Ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar

Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 14:34 Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Mësohet se të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit. Gjyqtarja paraprake Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit. Ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Nxjerrja e sekretit shtetëror”.