Ceferin për Euro U-21: Në këtë rajon çdo gjë kontestohet, futbolli përtej politikës

Ceferin për Euro U-21: Në këtë rajon çdo gjë kontestohet, futbolli përtej politikës

Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin, siç ishte mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën drejtimin e presidentit Aleksandër Ceferin, KE e UEFA-s mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian. Në një intervistë të dhënë për FSHF, Ceferin shpjegoi arsyen se pse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ai theksoi se vendi ka ndryshuar shumë, në krahasim me herën e kaluar kur kishte qenë në Tiranë. “Kam qenë shumë herë në Tiranë, kam vizituar Federatën dhe mikun tim Armand. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu, i shoh ndryshimet në qytet, në infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër, që nga vizita ime e parë në 2016 apo pak më herët. Që atëherë,...