Rama denoncon me foto gjyqtarin: Rast i ububushëm! Riktheu birbon tek AMP-ja

Rama denoncon me foto gjyqtarin: Rast i ububushëm! Riktheu birbon tek AMP-ja

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar. Bëhet fjalë për Marko Boshkun, të cilin kreu i qeverisë e denoncoi në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut të AMP-së Vlorë. Postimi i plotë i Edi Ramës: Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre. Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e...