Regjisori dhe skenaristi shqiptar fiton çmim në Festivalin e 48-të të filmit në Greqi

Regjisori dhe skenaristi shqiptar fiton çmim në Festivalin e 48-të të filmit në Greqi

Me çmimin e madh që i është dhënë filmit të shkëlqyer ‘NOI’ të regjisorit shqiptar Neritan Zinxhiria, është mbyllur festivali i këtij viti, raportojne mediat ne Greqi. Filmi i shkëlqyer ‘Noi’ i Neritan Zinxhirias fitoi me të drejtë ‘Dionisin e Artë’ në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Dramës (DISFF), zhvilluar nga data 8-14 shtator 2025. I njëjti regjisor kishte fituar më parë ‘Dionisin e Artë’ në këtë festival me filmin e tij “Kamomil” në vitin 2012, si dhe Çmimin e Dokumentarit dy vjet më parë me filmin “Drita e Dritës”. Filmi ‘NOI’ merr automatikisht çmimin e një “biletë” për listën e nominimeve për Oscar për Filmin më të Mirë të Shkurtër, si dhe një çmim në para prej 10000 eurosh, të...