Profesor Nexhip Merkuri: Gjuhëtari dhe edukatori

Profesor Nexhip Merkuri: Gjuhëtari dhe edukatori

(Nga një studim monografik në proces botimi) Nga Begzad Baliu 1. Në vend të biografisë Në një kohë që shumë nga gjuhëtarët shqiptarë me përvojë të gjatë kërkimi e kurorëzimi të veprimtarisë shkencore, po i përmbyllin sintezat e tyre shkencore me thërmia përsiatjesh shkencore apo përmbledhje të teksteve të periudhave të hershme, Profesor Nexhip Merkuri, së fundi po i kurorëzon arritjet e tij shkencore me sinteza të rëndësishme për gjuhësinë shqiptare dhe madje ballkanike. Të kësaj natyre janë edhe tekstet shkollore e universitare për mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe, me interes për didaktikën e mësimnxënies në shkollat shqipe, me të cilat ai ka sjellë përvojën e tij prej disa dekadash në arsimin fillestar dhe universitare. Nexhip Mërkuri (Këlcyrë, 4 shkurt 1955), mësimet e para...