Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dekonspiroi operacionet e policisë dhe ndihmoi Altin Hajrin, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-deputetit të PS
GJKKO ka kaluar sot për gjykim dosjen e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja.Sipas hetimeve të SPAK, ish-deputeti socialist akuzohet për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.Bëhet fjalë për dekonspirimin e aksioneve policore, nxjerrjen e të dhënave nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin. Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.