“I papranueshëm propozimi i PS për 11 Komisione”, Bardhi: Mazhoranca kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

“I papranueshëm propozimi i PS për 11 Komisione”, Bardhi: Mazhoranca kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ditën e sotme u takua me kryetarët e grupeve të opozitës, Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, tha se propozimi i PS-së për krijimin e 11 Komisioneve Parlamentare është i papranueshëm. Sipas Bardhit, mazhoranca kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit. Gazment Bardhi: Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave. Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë....