Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë një organizim të ri”, Balla i përgjigjet opozitës: Të çojmë përpara procesin e integrimit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas takimit me kreun e Kuvendit Niko Peleshi dhe kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu deklaroi se mazhoranca ka marrë iniciativën për ngritjen e institucioneve të reja parlamentare dhe gjithashtu ka ftuar opozitën të marrë pjesë në këtë proces. Ai shtoi se brenda kësaj jave pritet të shqyrtohet dekreti për qeverinë dhe programin, si edhe të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar kohën e debateve. Në lidhje me akuzat e opozitës se është lënë jashtë procesit të Integrimit, Balla sqaroi se ngritja e Komisionit për Çështjet Europiane është një hap i rëndësishëm, duke e cilësuar atë si komisionin më të rëndësishëm parlamentar. Taulant Balla: Kemi marrë iniciativën për ta...