Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjyqi për ‘Partizanin’/ Malltezi: Proces politik i orkestruar nga qeveria, ka dhjetëra shkelje dhe falsifikime
Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore për dosjen ‘Partizani’, Jamambër Malltezi, deklaroi për gazetarët jashtë ambienteve të GJKKO, se ndaj tij është ngritur një proces i pastër politik, i mbushur me dhjetëra shkelje procedurale dhe falsifikime. Ai theksoi se aktakuza është mbajtur e fshehur për tre vite dhe se emrat e të hetuarve janë fshehur qëllimisht për të shmangur të drejtat e tyre ligjore. Jamambër Malltezi: Janë depozituar me dhjetëra kërkesa paraprake. Janë depozituar identifikimi i dhjetëra apo qindra shkeljeve procedurale. Nuk është gjë e rastësishme. Të gjitha këto shkelje nuk kanë ndodhur pa një shkak. Ka ndodhur sepse është një proces politik. Është një proces politik siç u dëshmua, sepse janë me dhjetëra dëshmi në Kongresin Amerikan, ku flitet qartë që paratë e...