Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

Në Shqipëri për vitin 2024 rezulton se 17% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç janë mbi peshë.Të dhënat për nivelin e obezitetit në rang global për fëmijët e grupmoshës nga 0 deri 5 vjeç janë publikuar në raportin e UNICEF për vitin 2025 “Ushqyerja për fitim. Si mjediset ushqimore po dështojnë me fëmijët”.Të dhënat tregojnë se niveli i Shqipërisë është gati 3-fish më e lartë se mesatarja globale që është 5% dhe dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore që është 8% për 2024.Megjithëse raporti vlerëson se ka pasur përmirësim te treguesi, nga 22% që ishte niveli i mbipeshës te fëmijët nga 0 deri 5 vjeç për vitin 2012 ka rënë në 17% për vitin 2024.Në raport...