Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha “fut në skaner” qeverinë e re: Fillon me hajduten me çizme si Lubi Balluku, deri te njeriu që mbyti Tiranën, Blendi Gonxhe
Kreu i opozitës, Sali Berisha i ka bërë skanerin kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, që sipas tij janë garanti i vijimit të vjedhjeve dhe krimeve shtetërore. Berisha tha se kriteri i Ramës është korrupsioni dhe të jenë pjesë e klanit të George Soros-it. Në qendër ishte zëvendëskryeministrja Belinda (Lubi) Balluku, të cilën Berisha e akuzoi për aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, që nga projektet e energjisë, tuneli i Llogarasë, Rruga e Arbrit, e deri tek inceneratori i Tiranës. “Nuk ka patur një hajdute me çizme si Lubi Balluku. Lubi Balluku është e akuzuar me dokumente për vjedhje të qindra miliona euro me tunelin e Llogarasë, prandaj në popull e thërrasin si Lubi Tuneli, me tigrat e saj në Vlorë, por qytetarët shqiptarë...