Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arkitektura dhe Urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 71% e kuotave në Universitetin Politeknik
Ashtu si në dy vitet e fundit, edhe këtë vit degët inxhinierike janë ndër më të kërkuarat. Ato kryesojnë listën e renditjes së programeve të studimit nga maturantët. Rektori i Universitetit Politeknik, Akli Fundo, sqaron se në total janë ezauruar 71% e kuotave, ndërsa Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i ka plotësuar të gjitha vendet bosh. “Këtë vit numri i regjistrimeve është më i madh. Kemi 100 për qind të ezauruara, të plotësuara, kuotat e Fakultetit të Arkitekturës në të tria degët që ai ofron,” thotë rektori Fundo. Ndër vite, kërkesat janë në rritje, kryesisht për programet që ofron Fakulteti i Arkitekturës, ai i Teknologjisë së Informacionit, i Inxhinierisë Elektrike dhe i Ndërtimit, por edhe për dy programet e reja që do të ofrohen për...