Berisha: Dekretimi i “Diellës”, akti më skandaloz në historinë e shtetit

Berisha: Dekretimi i “Diellës”, akti më skandaloz në historinë e shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave të hënën, u ndal tek ajo që e quajti “Diella Rama”, e cila, sipas tij, “përbën dhe aktin më skandaloz në historinë e një shteti”. “Personazhet e ricikluara të këtij pushteti janë një ogur i zi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, para se të ndalem tek personazhet reale, do të ndalem tek Diella Rama, e cila përbën dhe aktin më skandaloz në historinë e një shteti. Një President Republike, për të dëshmuar që nuk ka Kushtetutë dhe as ligj, për të dëshmuar që është një skllav mjeran i akteve të tij të paligjshme, për të dëshmuar se është i nënshtruar totalisht, turpëroi Kushtetutën duke dekretuar si ministri Diellën virtuale. Dhe duke e dekretuar atë...