Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balla: Kuvendi riorganizohet me 11 komisione, shqyrtimi nesër
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka njoftuar pas mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit se kërkesa për zgjerimin e komisioneve parlamentare nga tetë në 11 do të shqyrtohet nesër në seancë. Balla theksoi se për një çështje me rëndësi si riorganizimi i Kuvendit nuk ka nevojë për njoftim paraprak dhe se procesi duhet të përfundojë brenda kësaj jave për të lehtësuar shqyrtimin e dekreteve qeveritare dhe debatet parlamentare. Kujtojmë se sot, 15 shtator, PS caktoi kryetarët e komisioneve parlamentare.