Bjellorusia dhe Rusia inskenojnë në stërvitje ushtarake një pushtim nga trupat e NATO-s, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim

Bjellorusia dhe Rusia inskenojnë në stërvitje ushtarake një pushtim nga trupat e NATO-s, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim

Dy aleatët, Rusia dhe Bjellorusia po zhvillojnë në terren një stërvitje të përbashkët ushtarake, duke inskenuar një sulm të mundshëm ndaj Minskut. Kjo është stërvitja e para të këtij lloji që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Forcat ruse dhe bjelloruse inskenuan atë që e quanin një skenar mbrojtës kundër një pushtimi të imagjinuar perëndimor, në fakt, NATO-s. Avionë luftarakë fluturuan mbi kokë, tanke qëlluan mbi shtëpi prej druri të ndërtuara për stërvitje dhe dronë goditën objektiva, përpara se trupat të hynin dhe të ngrinin flamujt rusë dhe bjellorusë mbi një fshat të “çliruar”. Stërvitjet zhvillohen mes tensioneve të shtuara rajonale pasi më shumë se një duzinë dronësh rusë hynë në hapësirën ajrore polake, disa prej tyre duke fluturuar mbi...