Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            PS kërkon shtimin e numrit të Komisioneve Parlamentare, zbardhet dokumenti zyrtar me firmat e socialistëve, gati për në Kuvend
                            Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit të kërkuar nga deputetët e Partisë socialistë. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se PS kanë kërkuar ndryshimin e komisioneve të përhershme në parlament, pra nga 8 komisione të shkojë në 11. Për këtë gjë nevojitet ndryshimi i rregullores së Kuvendit, ndaj është hartuar projektvendimi që më pas do të diskutohet në seancë plenare. Dokumenti iu është depozituar kryetarit të Kuvendit, me firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushit. “Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të përhershme me emërtimet dhe fushat e përgjegjësisë si më poshtë: Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. (Çështjet e politikave ekonomike me përqasjen ndaj tregut të përbashkët evropian, Buxhetin e Shtetit dhe...