Në Paris nis gjyqi kundër tre grave nga e njëjta familje të akuzuara për anëtarësim në ISIS

Në Paris nis gjyqi kundër tre grave nga e njëjta familje të akuzuara për anëtarësim në ISIS

Në Paris ka nisur të hënën gjyqi i tre grave të akuzuara për anëtarësim në të ashtuquajturin grup terrorist Shteti Islamik (ISIS). Gjyqi zhvillohet në një gjykatë speciale pa juri, një praktikë standarde në rastet e terrorizmit në Francë, dhe pritet të zgjasë deri më 26 shtator. Të pandehurat bëjnë pjesë në atë që hetuesit e quajnë “klani Clain”, një familje me më shumë se 20 anëtarë që u larguan nga Franca për në Siri dhe Irak midis viteve 2014 dhe 2015. Sipas aktakuzës, tre gratë e gjykuara janë përfshirë në një trajektore ideologjike që zgjat më shumë se një dekadë, e përkushtuar ndaj xhihadizmit salafist. Një nga të pandehurat është Jennyfer Clain, 34 vjeç, mbesa e Jean-Michel dhe Fabien Clain, përgjegjës për propagandën e...