33 apartamente, 15 makina e 9 garazhe/ Sekuestrohen pasuritë e trafikantit të drogës në Durrës

33 apartamente, 15 makina e 9 garazhe/ Sekuestrohen pasuritë e trafikantit të drogës në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Arben Lamka, pasi ndyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës. Bëhet fjalë për më shumë se 50 pasuri, që përfshijnë apartamente, makina, si dhe njësi biznesi e garazhe. NJOFTIMI I PROKURORISË DURRËS  Prokuroria Durrës sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit A.L., të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit A.L., të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se...