“Lubi Balluku, kleptokrate e papërgjegjshme”/ Berisha ‘hap letrat’: Abuzim me fondet, nuk njeh kufi me të vjedhur

“Lubi Balluku, kleptokrate e papërgjegjshme”/ Berisha ‘hap letrat’: Abuzim me fondet, nuk njeh kufi me të vjedhur

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat e forta ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën e cilëson si një nga përgjegjëset kryesore për grabitjet e fondeve publike. Në konferencën me gazetarët, Berisha përmendi disa projekte të mëdha ku, sipas tij, ka ndodhur abuzim me fondet. “Lubi Balluku është përgjegjëse për vjedhjen e madhe në rrugën Qukës-Qagë Plloçë. Rrugë e cila njëlloj si rruga e Arbrit zgjati në ndërtim 16 vite. Nuk njeh kufi ajo me të vjedhur. Një akt akuzë e rëndë për të rruga Korçë-Ersekë, e cila u ndërtua në 18 km e para në shumën 800 mijë euro km. Kurse segmenti që mbeti pa ndërtuar nga 2013 deri më sot rreth 17 km u ndërtua me 5 mln euro...