Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
James Rubin dëshmon në mbrojtje të Thaçit: E shmangëm një masakër të madhe në Kosovë
Kosova E Hënë, 15 Shtator 2025 11:55 Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dëshmitar në mbështetje të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në fjalën hyrëse, e lexuar nga avokati i Thaçit, Rubin kujtoi periudhën e bisedimeve për paqe në vitin 1999, duke theksuar se kishte pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Thaçin dhe me drejtues të tjerë të UÇK-së. Sipas tij, Thaçi nuk kishte autoritet të plotë në vendimmarrje, pasi miratimi i vendimeve varej nga struktura ushtarake e organizatës, dhe ai nuk merrte pjesë në detajet teknike të negociatave. Rubin theksoi se qëllimi i asaj kohe ishte shpëtimi i popullatës shqiptare nga represioni, ndërsa pavarësia do të vinte...