Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Morcelli, drejtuesi që trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani
Showbiz E Hënë, 15 Shtator 2025 12:28 Disa ditë më parë janë zbuluar dy testamente të shkruara me dorë nga stilisti legjendar Giorgio Armani, të cilat hedhin dritë mbi ndarjen e pasurisë së tij të madhe. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është përfshirja e një emri jo shumë të njohur për publikun e gjerë: Michele Morcelli. Morcelli, 42 vjeç, është një ndër personat më të afërt profesionalisht me stilistin italian dhe ka qenë për vite me radhë në krye të Immobiliare Srl, kompania që administron portofolin e pasurive të paluajtshme të grupit Armani. Në testamentin e tij, Armani i ka lënë atij një trashëgimi që arrin vlerën e 60 milionë eurove, e cila përfshin aksione, obligacione shtetërore dhe objekte personale të një rëndësie...