Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Akuzohet se i mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu, SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu
                            Avokati Besart Logu është marrë në pyetje ditën e sotme nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Logu ndodhet në “arrest shtëpie” vendim i dhënë nga GJKKO si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”. Sipas hetimeve të SPAK, avokati dyshohet se i ka marrë një klienti 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu.