Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Me 1 mijë fishekë gjahu dhe 20 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 55-vjeçari në Durrës
Shtetasi Kujtim Aliaj, 55 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi municioni dhe para të padeklaruara. Gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte, u gjetën të fshehura në kabinë 1000 fishekë për armë gjahu dhe rreth 20 000 euro. Mjeti, fishekët, eurot, pasaporta dhe telefoni i tij u sekuestruan si prova materiale. Njoftimi i policisë: Port Durrës/Kontrolle intensive për goditjen e krimeve kufitare. Tentoi të fuste në territorin e RSh-së, 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Sekuestrohen fishekët, shuma e eurove dhe kamioni ku ato ishin fshehur. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat...