Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zvicra e Suedia mesazh për Shqipërinë: Autonomia vendore, e panegociueshme
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, që shënohet më 15 shtator, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik. “Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit, duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore”, nënvizohet në deklaratë. Dy ambasadat riafirmojnë partneritetin e gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ambasadat kujtojnë se kompetencat dhe autonomia vendore janë të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë, në përputhje me praktikat e Zvicrës dhe Suedisë, si dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar...