Bie në prangat e policisë 55-vjeçari/ Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe rreth 20 mijë euro

Bie në prangat e policisë 55-vjeçari/ Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe rreth 20 mijë euro

Një 55-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar. 55-vjeçari do të përballet me akuzat për “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të municionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat...