Studimi: Pikat për sy mund të zëvendësojnë syzet e leximit

Studimi: Pikat për sy mund të zëvendësojnë syzet e leximit

Një studim i prezantuar së fundmi në Shoqatën Evropiane për Kirurgjinë e Kataraktit dhe Refraksionit (ESCRS) në Danimarkë zbuloi se përdorimi i pikave speciale për sy mund të ndihmojë njerëzit me largpamësi të lexojnë më qartë pa nevojën e syzeve. Drejtoresha e Qendrës për Kërkime të Avancuara të Presbiopisë në Buenos Aires, Giovanna Benozzi, tha se këto pika për sy ofrojnë një alternativë të rëndësishme për pacientët që dëshirojnë të shmangin syzet ose ndërhyrjet kirurgjikale. “Zgjidhjet aktuale si syzet e leximit ose kirurgjia kanë kufizimet e tyre, përfshirë shqetësimet sociale dhe rreziqet e mundshme”, shtoi ajo. Studimi përfshiu 766 pjesëmarrës që morën pika që përmbanin pilokarpinë, e cila ngushton bebëzat dhe përmirëson përqendrimin, dhe diklofenak, një ilaç anti-inflamator. Rezultatet treguan se: • Në grupin me...