Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar edhe në Ukrainë, ku ushtria e përdor si lidhje thelbësore për komunikim në vijën e frontit. “Starlink aktualisht po përjeton ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, thuhej në njoftimin zyrtar në faqen e kompanisë, pa dhënë hollësi të tjera. Komandanti i forcave ukrainase për dronë bëri të ditur se “Starlink u fik përgjatë tërë vijës së frontit në orën 07:28 sipas kohës së Ukrainës (06:28 sipas kohës qendrore evropiane)”. Ai shtoi përmes një postimi në Telegram se në orën 08:02 shërbimi filloi të rikthehej gradualisht. Portali që monitoron ndërprerjet e internetit, Downdetector, raportoi se mbi 43 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara kishin hasur...