Krizë e rëndë në blegtori, murtaja dhe lija rrezikojnë prodhimet vendase

Krizë e rëndë në blegtori, murtaja dhe lija rrezikojnë prodhimet vendase

Blegtoria në Greqi po kalon një nga krizat më të rënda të dekadave të fundit, për shkak të shpërthimit të dy sëmundjeve tepër të rrezikshme, murtajës dhe veçanërisht lisë së dhenve dhe dhive. Këto sëmundje ngjitëse të kafshëve, të njohura si zoonoza, kanë shkaktuar humbje masive, duke detyruar autoritetet të vendosin karantinë në disa rajone, kryesisht në Thesali dhe Maqedoninë Lindore. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë së Greqisë, vetëm gjatë 12 muajve të fundit janë therur mbi 300 mijë krerë bagëti të imta, prej të cilave rreth 263 mijë si pasojë e lisë dhe 38 mijë nga murtaja. Vetëm në 40 ditët e fundit, humbjet nga lija kanë arritur në mbi 100 mijë krerë, ndërsa që nga fillimi i vitit janë regjistruar...