PS cakton kryetarët e komisioneve parlamentare, Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”

PS cakton kryetarët e komisioneve parlamentare, Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare. Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë. Kush do të drejtojë komisionet; Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledi Çuçi Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Fatmir Xhafaj