Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Atmosferë vere në mes të shtatorit”/ Meteorologia Porja bën parashikimin: Ja kur priten reshjet e shiut
                            Edhe pse jemi në mesin e shtatorit, moti vijon të ruajë karakterin veror, sipas parashikimit të meteorologes Lajda Porja. Ajo bëri të ditur se kjo javë do të jetë kryesisht e qëndrueshme, me temperatura të larta dhe mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. “Vijon ende atmosfera e verës edhe pse jemi në mesin e shtatorit. Java parashikohet të jetë e qëndrueshme, por nga e mërkura do të kemi vranësira dhe reshje të pakta, vetëm në skajin verior të vendit. Në fundjavë do rikthehen ditët me diell,” u shpreh Porja. Sipas saj, temperaturat e ajrit kanë qenë 4-5 gradë më të larta se mesatarja sezonale. “Sot, termometri do të shënojë deri në 23°C, ndërsa nesër pritet të ngjitet në 33°C. Të mërkurën...