Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha: I dështoi zgjatja e mandatit, Dumani po shkulte flokët dhe po qante
Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje. Pasi doli nga ky institucion, Berisha ka patur akuza të ashpra ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Me ironi, Berisha deklaroi se e gjeti kreun e SPAK se po qante pasi nuk ia doli të zgjaste mandatin, teksa e akuzoi këtë të fundit për pazare me qeveritarë dhe kriminelë. “Skena dramatike, Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar anëtarët e...