Rumania konfirmon ndërhyrjen e dronit rus në hapësirën e saj ajrore, thërret ambasadorin e Moskës për shpjegime

Rumania konfirmon ndërhyrjen e dronit rus në hapësirën e saj ajrore, thërret ambasadorin e Moskës për shpjegime

Rumania ka thirrur ambasadorin rus në Bukuresht, duke e akuzuar Moskën për “shkelje të papranueshme dhe të papërgjegjshme” të hapësirës së saj ajrore, pasi një dron rus u zbulua në hapësirën e saj ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, dy avionë luftarakë F-16 u ngritën në ajër për të monitoruar një sulm ajror rus mbi infrastrukturën ukrainase në lumin Danub dhe arritën të identifikojnë dronin rreth 20 kilometra në jugperëndim të fshatit Chilia Veche, përpara se ai të zhdukej nga radari.Lexo edhe :Related Posts Autoritetet rumune theksuan se droni nuk ka fluturuar mbi zona të banuara dhe nuk ka përbërë rrezik të menjëhershëm për civilët. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se incidenti nuk mund të ketë qenë një gabim, duke e quajtur atë “një...