Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit
Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend. Gazetarja e Top Channel Elda Menga mësoi se i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare. Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë. Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare. Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto shtatë do të drejtohen...