‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK, por jo në gjyq! Në GJKKO vetëm Malltezi

‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK, por jo në gjyq! Në GJKKO vetëm Malltezi

Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani, të vendosur nga gjykata. Po sot në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca e radhës me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.  Edhe pse zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitje në SPAK, Berisha deklaroi se nuk do të marrë pjesë në gjyq. Në deklaratën për mediat pas daljes nga Prokuroria, kreu i PD u shpreh se do të paraqitet në seancë vetëm kur ta këshillojnë avokatët mbrojtës. Sali Berisha: Unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni...