Pas Erion Veliajt dhe Arbjan Mazniku drejt burgut, si u asgjësua G99 nga Edi Rama, arratisja e Fugës sinjal për…

Pas Erion Veliajt dhe Arbjan Mazniku drejt burgut, si u asgjësua G99 nga Edi Rama, arratisja e Fugës sinjal për…

Figurat e afërta me Erion Veliajn, dikur një bërthamë e fuqishme brenda Partisë Socialiste dhe e njohur si grupimi G99, po “eliminohen” njëra pas tjetrës. Arrestimi i Veliajt, zhveshja nga posti , hetimet e SPAK ndaj Arbjan Maznikut dhe arratisja jashtë vendit e Endri Fugës lidhen në një linjë të vetme politike, atë të spastrimit të brendshëm të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Modeli i ndjekur është i njëjtë. Fillimisht ndodh distancimi politik, kritikat publike dhe margjinalizimi nga funksionet kyçe, më pas pason ndërhyrja e SPAK-ut. Ky mekanizëm u pa qartë edhe në rastin e Arben Ahmetajt. Para se të përfundonte në arrati pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Ahmetaj u “zhvesh” gradualisht nga çdo detyrë në qeveri dhe parti. Rama...