“Kryeministri sillet si bos karteli”/ Këlliçi, nuk ndal akuzat: Udhëton me charter privat, hap ekspozita më okulte…

“Kryeministri sillet si bos karteli”/ Këlliçi, nuk ndal akuzat: Udhëton me charter privat, hap ekspozita më okulte…

Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se sillet si bos karteli. I ftuar në një emision televiziv, Këlliçi përmendi udhëtimet me charter, biletat 25 mijë euro për të parë ndeshjet, si dhe përfshirjen në interesa okulte kriminale të kryeministrit. “Ke një kryeministër që sillet si bos karteli. Ku ke kryeministër në botë që udhëton me charter privat, hap ekspozita në mbarë botën ku përfshihen interesat më okulte kriminale të botës, për çdo dhuratë mbi 150 mijë dollarë duhet ta deklarojë, favoret dhe paratë e tjera që merr, biletat që shkon e sheh NBA, 25 mijë euro bileta”, tha Këlliçi.