Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-zyrtari amerikan dëshmon në Hagë, avokati i Thaçit: Shpresoj për një verdikt të drejtë
Ish-presidenti Hashim Thaçi do të ketë sot (15 shtator) rastin të dëgjojë një dëshmitar në çështjen ndaj tij në Hagë, ku akuzohet për krime lufte që ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Kosova pretendohet se kanë kryer në fundvitet ’90. Dëshmitari i ditës, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në vitet 1997–2000, James Rubin, u paraqit në Gjykatën Speciale në seancën e planifikuar në orën 9:00. Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-së hynë po ashtu në sallën e gjyqit për ta shoqëruar dëshmitarin. Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi tha se dëshmitari ishte i dërguar i lartë i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright dhe u përfshi në punimet në Rambuje me përfaqësuesit shqiptarë për marrëveshjen e paqes mes Kosovës dhe Jugosllavisë. “Nuk dua të futem në...