“Putin dhe Zelensky urrehen”, Trump kritika BE: Sanksionet ndaj Rusisë, jo të ashpra sa duhet

“Putin dhe Zelensky urrehen”, Trump kritika BE: Sanksionet ndaj Rusisë, jo të ashpra sa duhet

“Europa duhet të ndalojë së bleri naftën Ruse”. Është kjo kërkesa e drejtëpërdrejtë që presidenti amerikan, Donald Trump, lëshon sërish ndaj Bashkimit Europian, si një mënyrë që do të detyrojë Moskën të ndalë luftën ndaj Ukrainës që të ulet në tryezën e negociatave. “NATO duhet të bashkohet. Europa po blen naftë nga Rusia. Unë nuk dua që ata të blejnë naftë. Dhe sanksionet që po vendosen nuk janë mjaftueshëm të ashpra. Dhe unë jam i gatshëm të vendos sanksione, por ata do të duhet t’i ashpërsojnë sanksionet e tyre në përputhje me atë që po bëj unë”, tha Trump. Presidenti amerikan theksoi më tej se urrejtja mes Zelenskit dhe Putinit është e paimagjinueshme dhe e kanë të pamundur që të flasin me njëri-tjetrin. Por premtoi...