Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            BE-ja miraton kundërmasa për tarifat e SHBA-së
                            Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Me masat e miratuara, blloku shënjestron produktet amerikane në vlerë prej 20 miliardë eurosh përfshirë sojën, motoçikletat dhe produkte të bukurisë. Tarifat deri në 25 për qind janë hakmarrje për tarifat e SHBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të vendosura muajin e kaluar - ndërsa masat e Evropës ndaj tarifave të fundit, që Trump i shpalli më 2 prill, ende nuk janë ndërmarrë. “Këto kundërmasë mund të pezullohen në çdo moment, nëse SHBA-ja pranon një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar pas miratimit të masave nga shtetet anëtare të BE-së. Tarifa e re do të nisë së zbatuari më 15 prill, tha...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                   