Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Altin Troplini mori 700 mijë euro për të lënë të lirë Altin Hajrin. 1 milionë euro i mori nga Ymer Lala”
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, para SPAK-ut deklaroi se “ekziston dokumenti që Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia”. “E gjithë familja Hajri është subjekt i ligjit antimafia. Siç është Fatmir Xhafaj, Faqezi Xhafaj, i cili ka pafytyrësinë të kryesojë komisionin, në një kohë kur pasuria e tij është vendosur mbi krimin e Gerondit, mbi trafiqet e Gerondit. Por, ligji antimafia në Shqipëri, për shkak të Altin Troplinit, nuk ekziston. Merren me njerëz që u gjejnë ndonjë dozë kokainë kund nëpër xhepa dhe i përplasin në burgje. Ju e dini famozen Erjona Daupaj, ua kam paraqitur këtu regjistrimet e saj, kur ajo me dy prokurorë bën pazare me bandën Çela. Bën...