Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Trupin ia tërhoqën zvarrë”/ Rrëfimi rrëqethës i Eda Zarit: Si më vranë vëllanë më ’90-të, tjetri dergjej në psikiatrinë e Elbasanit
E ftuar, kohë më parë, në “S’e Luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi, artistja Eda Zari foli për vrasjen e pabesë të vëllait gjatë rënies së komunizmit. Rrëfimi i artistes për vështirësitë që kaloi familja e saj pas tragjedisë, teksa vëllai tjetër dergjej në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ndërsa regjimi i kërkonte detaje… “Ka patur një kohë shumë të gjatë që unë nuk artikulohesha mbi këtë tematikë, ndoshta se nuk isha akoma esëll me humbjen, me dhimbjen. Por kam pasur shumë kontakte gjatë kësaj kohe me shumë bashkudhëtar të dhimbjes. Dimë që Ilirjan Zari ishte ndër të parët ose i pari, i cili u vra në kufi të Ersekës në vitin 1990. Ishte vrasja e parë menjëherë pasi ne menduam se tashmë po lulëzonte diçka....